18 maj 2015 – Kriza ekonomike në Itali e shoqëruar nga burokracia e tepërt e kombinuar me një sindikalizëm supermilitant dhe një mbirregullim të biznesit po i detyron sipërmarrësit, kryesisht të mesëm, që t’i hedhin sytë jashtë Italisë për investime. Gjithnjë e më shpëesh në mediat italiane gjen artikuj për biznesmenë të ndryshëm italianë, që rrugëdaljen nuk e kërkojnë në Itali, por në Shqipërinë fqinje. Në këtë “magnetizëm” të Shqipërisë për investitorët italianë ndikon edhe propaganda e qeverisë shqiptare dhe sidomos e Kryeministrit Rama e kombinuar me aktivitete të gjithfarë dhomash tregëtie dhe OJQ-sh biznesmenësh italianë për ta portretizuar Shqipërinë si një lloj “Perëndimi i Largët” i shekullit të XXI, ku mundësitë për të fituar shumë dhe shpejt janë goxha të mëdha. Investitorët italianë, që po nxitojnë për të investuar drejt Shqipërisë, janë si djem të rinj të sapodiplomuar edhe thuajse pensionistë, të gatshëm për një fillim të ri në Shqipëri. Të tillë sipërmarrës italinë po investojnë nga 100-150 mijë euro deri në 5-6 milionë euro.
Rasti më i fundit është ai i Pier Luigi Montorsit i grupit Agro-ushqimor “Vignola”, me origjinë nga Emilja-Romanja. Montorsi për 7 vjet u përpoq të niste një investim të ri agro-industrial në Itali. Bleu edhe 20 ha tokë bujqësore në Komunën e Serramaconit (Serrazzoni), por burokracia italiane ende nuk e lejon të fillojë biznesin e planifikuar. Pas kontakteve me Ministrinë e Bujqëisë në Shqipëri, Montorsit i është premtuar që brenda 3 muajve mund të fillojë të investojë, duke e shndërruar në realitet projektin e vet. Luixhi ka si plan-biznesi ngritjen e një ferme derrash për mish të peshës të lehtë, (kur theren pasha është deri në 110 kg). Ky lloj mishi ka cmim më të lartë dhe mundësi më të madhe eksporti drejt BE-së. Montorsi mendon,që ferma në Shqipëri të pajiset me një impiant ultramodern, në mënyrë që të shndërrohen në pleh organik jashtëqitjet e derrave, çka do të thotë mbrojtjen e ambientin dhe shtimin e të ardhurave të fermës.
Si favore të investimit në Shqipëri investitori italian rendit: