8 maj 2015 –Falja e 80% e kamatvonesave për të gjithë qytetarët debitorë ndaj OSHEE-së, do të shtyhet deri më 15 korrik të këtij viti.

Vendimi u bë publik nga ministri i Energjetikës, Damian Gjinkuri, i cili theksoi se do riaktivizohet skema lehtësuese që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndërmori me qeverinë, në muajin dhjetor të vitit që lamë pas.

Në këtë mënyrë qytetarët do të kenë mundësi që të shlyejnë borxhin e tyre për pagesat e energjisë elektrike, duke u bërë pjesë e skemës lehtësuese.

Skema lehtësuese konsiston në përfitimin e uljes së kamatvonesës me 80 % në kushtet kur shlyerja e faturave të akumuluara bëhet njëherësh. Ata që nuk mund të shlyejnë përnjëherë detyrimin e prapambetur, mund ta shlyejnë atë me këste mujore, jo më pak se 2500 lekë në muaj për konsumatorët familjarë, dhe jo më pas se 1000 lekë në muaj për pensionistët kryefamiljarë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/