24 prill 2015 – Një tren që udhëtonte nga Velesi në Shkup ka goditur një grup të madh të emigrantësh, të cilët po lëviznin përgjatë hekurudhës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Disa media maqedonase shkruajnë se sipas informacioneve fillestare, nga aksidenti i ndodhur pranë vendit të quajtur Pçinja, mendohet të ketë mbi 10 të vdekur, por deri më tani nuk ka ende ndonjë shifër zyrtare të numrit të viktimave.

Ekipet e policisë dhe prokurori publik kanë shkuar me një automjet të hekurudhës maqedonase, por është e vështirë për të punuar për shkak të terrenit të ashpër.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/