Sipas Meteoalb, vendi këtë të martë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 22°C në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 37°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.





