SPAK dërgon në gjykatë dosjen e Fatos Lulos ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Bashkim Dedja ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Dedja dhe Lulo, janë vënë nën hetim nga ana e SPAK për fshehje të të ardhurave si dhe deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa më herët është vendosur sekuestro dhe ndaj disa pronave të tyre.
Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se ndaj Lulos dhe Dedjas janë ngritur akuzat për ”refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasirve, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer në formën e deklarimit të rremë.






