Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka bërë thirrje banorëve në Lunxhëri të Gjirokastrës që të përgatiten për evakuimin dhe të lënë shtëpitë e tyre.

Peleshi thotë se si pasojë e erës ka agravuar zjarri dhe se flakët janë shumë pranë shtëpive të banorëve.

“Ne Bashkine Gjirokastër, është shfaqur një tjetër varër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata është agravuar dhe zjarri është shume pranë banesave. Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu në mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhërin e evakuimit”, shkruan Peleshi.