Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Sipas KPA-së ai përveçse nuk justifikoi pasurinë e tij kesh, kishte mangësi të thella edhe në njohjen e ligjeve, si dhe kryerjen e shkeljeve të rënda proceduriale gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e tij si prokuror.

Nga ana e tij, Hajdarmataj, i konsideroi subjektive, të pavend dhe pa bazë ligjore opinionet për pasurinë dhe profesionalizmin e tij, të paraqitura nga vëzhguesi ndërkombëtar, Teo Jacobs, në Kolegji e Posaçëm të Apelimit.

Kujtojmë se disa seanca më herët, Jacobs pyeti ish-shefin e Krimeve të Rënda se si ka mundësi që ai nuk kishte krijuar kursime, megjithëse pagën e kishte të lartë, duke aluduar se Hajdarmataj mund të ketë fshehur pasuri.