Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion do të marrë në pyetje 19 qytetarët shqiptarë që u kthyen më 1 gusht në vendin tonë nga kampi famëkeq i “Al Holit” në Siri

Bëhet fjalë për 5 gra dhe 14 fëmijë të mitur, të cilët u sollën në atdhe me një charter të vënë në dispozicion nga qeverisa shqiptare.

Mësohet se ata do të pyeten në lidhje me qëndrimin e tyre në kampin në Siri. Kujtojmë që para 3 ditësh janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.