Komisioni Evropian ka bërë me dije se do të ketë mbështetje për vendet e prekuar nga zjarret në rajonet e Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë dy helikopterët zjarrfikës që do të dërgohen në Shqipëri do jenë nga Çekia dhe Holanda.

Solidaritet evropian me Italinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që po luftojnë aktualisht me zjarret shkatërruese. Qipro, Çekia, Franca, Sllovenia dhe Holanda po vendosin aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile”, thuhet në reagimin në “Twitter”.

“Dy helikopterë për të mbështetur operacionet në Shqipëri do të dërgohen nga Çekia dhe Holanda”, thuhet në njoftim.