Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, bën me dije se qarqet më të rrezikuara deri më tani nga zjarret në vendin tonë janë Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, ndërsa në Shkodër, Dibër dhe Lezhë rreziku është më i moderuar, deri nesër pasi pritet që situata të jetë më e vështirë.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I MODERUAR”.

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 24 / 34 °Cnë vendet e ulëta: 23 / 38 °Cnë vendet malore: 18 / 35 °C


ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.