Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës në vend do të dominohet nga kthjellimet në zonat bregdetare dhe të ulëta, por priten kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara kryesisht në veri dhe gjysmën lindore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C.

Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.