Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Kjo e fundit e dënoi ish-policin me 10 vite burg për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit, ndërsa Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 vite burg.
Kujtojmë që 25-vjeçari Rasha u vra nga Hajdari gjatë orës policore më 8 dhjetor të vitit të kaluar.





