Emigrantët shqiptarë në Kanada kërkojnë përmes një peticioni online që t’iu mundësohen nga ambasada shqiptare në Ottawa disa lloje shërbimesh të nevojshme, për të cilat aktualisht iu duhet të fluturojnë drejt Shqipërisë për t’i përfituar.

Bëhet fjalë për aplikimin për pasaportë për herë të parë, rinovimin e pasaportës, ndryshime apo korigjime të pasaportës, aplikimi për zëvendësimin e një pasaporte të humbur/vjedhur/dëmtuar si dhe për pasaportën në rast emergjence.

“Udhëtimi në Shqipëri është i kushtueshëm dhe shumë distancë e largët”, thuhet ndër të tjera në peticion ndërsa risillet në vëmendje se gjatë periudhës së pandemisë kanë patur nevojë për këto shërbime mijëra shqiptarë.

PETICIONI I PLOTË (kliko këtu)

Bazuar ne statisticat e Census 2016 rreth 36,185 residente Kanadeze jane me shtetesi Shqiptare. 

Jemi mjaftueshem me fat qe te gjithe keta shtetas kane akses te komunikojne me ambasaden Shqiptare ketu ne Canada, me vendodhje ne Ottawa. Fatkeqesisht, te gjithe shtetasit Shqiptare me emigrim ne Canada nuk mund tu ofrohet asnje nga keto sherbime e meposhteme nga Ambasada Shqiptare ne Ottawa.  

1. Passaporte per here te pare

2. Rinovimi i pasaportes 

3. Ndryshime ose korrigjime te passaportes

4. Apliko per zvendesimin e nje passaporte te humbur ose te vjedhur

5. Passaporte e demtuar

6. Passaporta ne rast emergjence

 Mijra Shqiptare gjate periudhes se pandemise paten pasaporta te skaduara, dhe shume te tjere kane nevoje per rinovimin e tyre. Udhetimi ne Shqiperi eshte i kushtueshem dhe shume distance e larget.

Prandaj, kerkoj ndihmen e te gjithe Shqipetareve me banim ne Canada te mbeshtesin kete petition, per te bere te mundur kete sherbim kaq te nevoitshem per ne dhe familjaret tane.