4 ushtarë kanë mbërritur në spitalin e Vlorës, pasi dyshohet se janë helmuar gjatë konsumimit të ushqimit.

Ushtarët janë nga baza e Pashalimanit dhe dyshohet se janë helmuar, pasi kanë konsumuar darkën në një mensë.

Sipas burimeve nga spitali nuk kanë probleme serioze shëndetësore.

Dyshohet se ata kanë qenë në Llogara me mision per shuarjen e zjarreve.