Hetuesit që u trajnuan nga Drejtoria e Antimafias italiane në Romë për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, pritet të nisin nga puna ditën e hënë.

Garuesit kaluan testin fizik, esesë, arsyetimin logjik, intervistën dhe një verifikim të figurës dhe aftësive profesionale.

Trajnimi nga agjencitë zyrtare italiane i dhanë mundësinë hetuesve shqiptarë të vlerësojnë nga afër përvojën italiane kundër organizatave kriminale, pastrimit të parave, korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Aktualisht, BKH-ja ka 28 hetues, nga 60 që duhet të jenë në total, ndërkohë BKH është cilësuar edhe si “FBI-ja shqiptare”.