Është rritur numri i hyrjeve dhe daljeve në pikën kufitare të Kapshticës.

Bëhet me dije se vetëm gjatë fundjavës 12169 shtetas të huaj dhe shqiptarë hynë dhe dolën nga kjo pikë kalimi, duke shënuar kështu numrin më të lartë të lëvizjeve gjatë këtyre ditëve.

Ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit, sipas drejtorisë vendore të Kufirit dhe Migrimit, 4963 qytetarë kanë hyrë nga kjo pikë dhe 1960 janë larguar.

Fluksi ka qenë kryesisht në hyrje nga shtetas shqiptarë, por edhe të huaj duke synuar destinacionet shqiptare për të kaluar pushimet verore.

Nga ana tjetër, në Qafë-Thanë, qarkullimi i trafikut në të dy anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i lartë.

Për të përballuar fluksin në rritje në Kapshticë dhe Qafë Thanë, po punohet me sportelet maksimale.