Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës.

Zjarri është aktiv për disa orësh dhe përhapja është e madhe.

Ende nuk dihet sipërfaqja që është duke u djegur, ndërsa në zonë kanë shkuar trupat e Forcave të Armatosura si dhe zjarrfikëset.

Drejt vendngjarjes është duke shkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërsa pritet mbërritja e një helikopteri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.