Sipas MeteoAlb, vendi këtë të enjte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior – Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.