Shkolla e Magjistraturës ka vendosur si kusht për magjistratët e rinj që të marrin masa dhe të kryejnë vaksinimin kundër COVID-19, me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Sipas njoftimit zyrtar, kush do të jetë i pranishëm në auditor duhet të vaksinohet.

“Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid.

Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim. Ju kujtojme qe muaji gusht eshte i hapur per vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjec”, njofton Shkolla e Magjistraturës.