Sipas Meteoalb, vendi sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 26°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 40°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.