Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar gjatë gjithë ditës. Ndërsa në zonat e thella malore parashikohet të ketë vranësira kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.