Pas marrjes të kontrollit të Afganistanit nga talebanët, dhe gatishmërisë që vendi ynë ka treguar për të prituar personat që do të evakuohen, rreth 400 afganë pritet të vijnë në Shqipëri gjatë ditëve të ardhshme.

Mësohet se dy qytetet potenciale ku mund të strehohen përkohësisht afganët, do të jenë Tirana dhe Durrësi.

Këto dy qytete janë më optimalet pasi kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, për pritjen dhe më pas dërgimin drejt Amerikës të intelektualëve së shoqërisë afgane.

Ndërkohë personat që do të vijnë në Shqipëri dhe në vendet e tjera, bëhet me dije se janë inteklektualë që kanë ndihmuar gjatë 20 viteve të luftës trupat e NATO-s dhe aleatëve në Afganistan, dhe nëse qëndrojë në vendin e tyre u rrezikohet jeta nga talebanët.

Ndërsa kostot e këtyre operacioneve të evakuuimit do të mbulohen të gjitha nga SHBA-ja.