Një banesë në lagjen “18 tetori” në Lushnje është djegur nga zjarri. Nuk dihet se si banesa ka marrë flakë, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë bërë të mundur që flakët të mos përhapeshin në banesat afër.

Në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjë prej familjarëve, për shkak se jetojnë jashtë shtetit. Zjarri ka djegur gjithçka, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Për shkak se ishte e pabanuar, nga pronarët, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë endacak.