Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbrëmjen e sotme se kanë mbërritur në vendin tonë edhe 44,460 doza të vaksinës Pfizer .

Vaksinat kanë mbërritur në orët e para të darkës së të hënës në Aeroportin “Nënë Tereza”duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Në mbyllje të statusit të tij Rama apelon për vaksinim masiv.

“44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”- shkruan Rama.