Një zjarr përfshiu dje në mesnatë Sarajet e Tiranës. ndërsa flakët pushtuan tërësisht godinën që është monument kulture.

Ndërkaq sot policia ka dalë me një njoftim mbi ngjarjen ku bën me dije se zjarri ka rënë në një lokal dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë.

“Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.