Është shkarkuar sot nga detyra kreu i zjarrfikëses në Gjirokastër, Kujtim Bizhga.

Ky vendim vjen pas situatës së rëndë me zjarret që u krijua në ditët e para të gushtit në këtë qark, ku humbën jetën edhe çifti i bashkëshortëve Haxhiaj në fshatin Asim Zeneli.

Mësohet se me propozim të kryebashkiakut Flamur Golemi, Bizhga është zëvendësuar në këtë detyrë nga gjenerali Pëllumb Shalarin, me eksperiencë në fushën ushtarake.