Pak ditë pasi iu vu zjarri, godina e Sarajeve të Toptanëve është shpronësuar.

Monumenti i kulturës ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë tashmë kjo godinë do të shërbejë si muze, pasi është shpallur edhe “Monument Kulture”.

Vlera paraprake e shpronësimit është 505 843 802.6 lekë, e cila do t’u shpërndahet pronarëve.

Kujtojmë se Sarajet u përfshinë nga flakët mesnatën e 17 gushtit duke shkaktuar dëme materiale. Zjarri ishte i qëllimshëm teksa janë publikuar dhe momentet kur një person i vendos flakën monumentit të kulturës.