Disa vatra zjarri mbeten ende aktive në vend, por ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se ato janë nën kontroll dhe pa rrezik për zonat e banuara. Në një postim në Facebook, Peleshi shprehet se veç ndërhyrjes nga ajri, vijojnë ende punën në terren Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile.

Ministri i Mbrojtjes thekson se roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor.

Postimi i ministrit Peleshi:

“Zjarret vijojnë të mbeten aktive në vend, por të gjitha janë nën kontroll të plotë dhe pa rrezik për zonat e banuara. Veç ndërhyrjes nga ajri, Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë punën në terren për eliminimin e plotë të vatrave. Megjithatë, roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor.”