Mbrëmjen e nesërme në “Festën e Birrës” në Korçë do të performojë këngëtari serb Goran Bregoviç, pjesëmarrja e të cilit është kundërshtuar nga shumë artistë dhe qytetarë.

Bregoviç ka zgjedhur pikërisht këngën e kënduar ne gjuhën shqipe, kompozuar prej tij “Kosovska” apo “Kosovarja”, për të çelur koncertin në qytetin juglindor.

Lajmin e bëri të ditur bashkia e Korçës përmes një postimi në “Facebook”.

Pjese nga kënga…

“Rroke mandolinën
Bjeri bjeri bjeri çiftelisë
Të gjithë do t’këndojmë
kënga le t’jehojë
Kënga le t’jehojë –
Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.

Në njoftimin e vet bashkia e Korçës shkruan se Bregoviç me muzikën e tij dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.