Koncerti i këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë, nuk shkoi edhe aq qetë, pasi u përfshi nga një incident.

Një djalë i ri hodhi kapsollë lakrimogjene, teksa po tentonte të hidhte të dytën u arrestua nga policia.

Ndërkohë përveç të riut në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë, të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në këtë incident.

Pas kësaj ngjarje reagoi grupi “Tifozët kuq e zi” me një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante: “Ky nuk është një mesazh Facebooku. Përjetësisht me ty Shqipëri”.