OSHEE ka njoftuar se ditën e nesërme do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Tiranës.
Sipas OSHEE nga ora 09:00 deri në orën 17:00 do të ndërpritet energjia elektrike pjesërisht në rrugën”Krist Maloki” pallati “Santara”, rruga ‘Irfan Tomini’, rruga “Rrapo Hekali”, rruga “Besim Alla”
Njoftimi i plotë:
Stakim, 25 gusht
Në kuadër të investimit që po kryhet për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 25 gusht do të stakohet energjia pjesërisht në këto zona 👇:
🕘09:00-17:00
Pjesërisht: Rruga “Krist Maloki” pallati “Santara”, rruga ‘Irfan Tomini’, rruga “Rrapo Hekali”, rruga ‘”Besim Alla”