Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme ku kanë folur për situatën ndaj pandemisë.

Drejtoresha e ISHP Albana Fico ka njoftuar se incidenca është rritur me 5 herë, për shkak të variantit Delta të Covid-19 që po qarkullon në vend, por masat nuk kanë ndryshuar.

“Mesatarja javore ka shkruar. Numri total i rasteve aktive është ritur me 5 herë. Gjirokastra ka mbulesë vaksinale më të lartë,” tha ajo.

“Shkak për rritjen e infektimeve është bërë qarkullimi masiv i variantit Delta në vend, që është një variant shumë herë më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit Covid-19. Mast nuk kanë ndryshuar.”,- shtoi Fico.