Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kundër COVID-19.

Në një konferencë për media, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se do të vijojnë të mbeten në fuqi masat që janë, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë.

Gjithashtu, Rakacolli tha se qytetarët duhet të vaksionohemi pasi 95% e të infektuarve me koronavirus janë të pavaksinuar.

Masat qe mbeten ne fuqi:

1-Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet distancomi social

2-Grumbullimi jashtë deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancomi social dhe protokollet

3-Ora policore 24-6. Muzika e lejuar deri në 23

4-Lejohen kampionatet deri në 30% të kapaciteteve.

“Komiteti i ekspertëve vlerësoi indikatorët me qëllim përcaktimin e masave. Sic është vënë re edhe në raportimet tona ka një rritje të rasteve, e reflektuar edhe në rritjen e thirrjeve në urgjenca dhe shtrimet në spitale. Arsye kryesore është Delta që ka një shkallë më të lartë infektueshmëria. Në vend  ka vazhduar vaksinimi, dhe kjo ka bërë që situatë të jetë nën kontrolle”, tha Rakacolli.

Drejtoresha e Institutit te Shendetit Publik tha se masat nuk kane ndryshuar, por duhet fuqizuar zbatimi i masave.

“Masat nuk kanë ndryshuar, pavarësisht kohës së ngrohet, lëvizjes brenda ose jashtë vendit. Por duhet fuqizuar zbatimi i tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i maskës, distancomi social dhe higjena duhet të zbatohen”, tha Fico.