Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, u fol edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico u shpreh se ka një protokoll që duhet të zbatohet dhe me shifrat që janë aktualisht nuk do të ketë mbyllje të shkollave.

“Sa i takon shkollave, ISHP ka në përfundim një protokoll që do ti shërbejë arsimimit qofte të hapur qoftë me alternime, ne shikojmë situatën dhe do të vijojmë”, tha Fico.

Edhe zv/ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli tha: “Shkollat do të hapen atëherë kur është e përcaktuar, sepse arsimtarët i kemi të vaksinuar. Me shifrat që kemi sot nuk diskutohet hapja”.