32 viktima nga COVID-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.

Shifra prej 1,612 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24-orëshin paraprak, 2.460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26.524.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 862.000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 291.645 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.