Situata vijon të jetë e rënduar në Kosovë, sa i përket pandemisë nga Covid-19, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 viktima.

Po ashtu nga 10.609 testime kanë rezultuar pozitiv me virus 1.278 raste të reja.

Ndërkohë vaksinimi masiv vijon dhe Kosova është pranë arritjes së shifrës së 1 milion të vaksinuarve.

Lajmi i mirë është se 1.248 qytetarë kanë fituar betejën me COVID-19.

NJOFTIMI NGA MSH:

04 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.

Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.

Në total numri i rasteve aktive është 26.534.