Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 28 viktima të reja nga sëmundja COVID-19, në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për situatën epidemiologjisë thotë se nga testimi i 6310 qytetarëve janë shënuar 489 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Sëmundjen e kanë mundur edhe 859 qytetarë, derisa raste aktive janë 25.290.
Më herët, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi se tetëdhjetë e tre pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë. Një ditë më herët, numri i pacientëve në gjendje të rëndë ishte 87.





