Kanë mbërritur ditën e sotme në Kosovë 556.920 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19.

“Prej këtij kontigjenti, 503 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53.820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer”, thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me arritjen e këtyre vaksinave, imunizimi në masë kundër COVID-19 do të përshpejtohet me qëllim të arritjes së objektivit të qeverisë për vaksinimin e 60% të popullatës sipas planit shtetëror të vaksinimit.