Nënë dhe bir nga Zhegra e Gjilanit kanë vdekur mbrëmjen e sotme si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri, në emision “Prime time”, në Kanal 10.

“Fatkeqësisht sonte u njoftova se dy anëtarë të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdekur, janë nënë e djalë. Kanë vdekur sonte në mbrëmje dhe kjo e rëndon shumë situatën”, tha ai.

Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndë.