Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, informon se nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Autoritetet njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 humbje jete.

Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 24.484.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.