Në Kosovë, ditët e fundit si pasojë e infektimit me Covid kanë humbur jetën shumë qytetarë.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit mes viktimave të Covid janë dhe dy persona nga e njëjtja familje në Malishevë.

Një grua dhe vjehrri i saj nga fshati Turjakë i Malishevës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Lajmi është dhënë nga mediat lokale në Malishevë.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në Gjilan si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën nënë e bir.