Kosova vijon të shënojë shifra të larta të viktimave nga Covid 19, ndërkohë që duket më shpresdhënëse situata me infektimet.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 humbje jete, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 685 raste të reja të të infektimeve, në 9.415 testime.  

Llogaritur në përqindje del që 7.2 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Ndërkohë numri i të shtruarve në spitale ka rënë, nga 78 që ishin një ditë më parë, sot janë regjistruar 64 pacientë të shtruar në spital.