I dërguari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, në tryezën online e organizuar nga European Policy Centre, ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Lajçak ka thënë se nuk ka dialog teknik, pasi çdo gjë në dialog është shumë politike.
Sipas tij Kosova përmes këtij dialogu ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj.
“Dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime. Përmes këtij dialogu sipas tij Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj, pastaj ka fituar kodin telefonik +383 dhe prezantim si palë e barabartë në nisma rajonale. Dua të them se nuk ka asgjë si dialog teknik, nuk ka çështje teknike, çdo gjë është shumë politike. Dëgjova kryenegociatorët në Bruksel, diskutuam për shumë orë gjatë dy ditëve, nuk kishte asnjë gjë teknike, çdo gjë ka ndikim politik. Dialogu është politik”, tha ai.





