Kosova ka shënuar një rënie të shifrave me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Mësohet se nga testimi i 5798 personave, kanë rezultuar pozitiv me virus 173 qytetarë.
Ndërkohë fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 10 persona.
Nga ana tjetër lajmi i mirë është se një numër i lartë prej 2 mijë e 261 qytetarësh u shëruan.
NJOFTIMI NGA MSH:
Ministria e Shëndetësisë
19 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.
Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.
Në total numri i rasteve aktive është 9.764.
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!





