Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në vend, ku vihet re një rënie drastike e numrit të viktimave dhe rasteve të reja.

Përgjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 2 mijë e 319 persona, nga të cilat 48 kanë rezultuar pozitive.

Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me koronavirusin 6 qytetarë.

NJOFTIMI i MSH-së:

20 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

Në total numri i rasteve aktive është 8.903.

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!