I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Lajçak thotë se ka informuar BE-në për këtë situatë, ndërsa bën thirrje që të zvogëlohen tensionet dhe të vendoset një atmosferë paqësore mes dy vendeve.

I informova SHM -të e BE -së mbi situatën në veri të Kosovës. Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për një shkallëzim të menjëhershëm. Është e rëndësishme të zvogëloni tensionet, të rivendosni një atmosferë paqësore dhe të lejoni lirinë e lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në Dialog”, shkruan Miroslav Lajçak.