Stuhia e dimrit ka goditur Teksasin në SHBA, duke ndikuar negativisht në jetën e egër në këtë zonë.
Temperaturat e ulta që kanë ngrirë gjithçka kanë ndikuar dhe tek breshkat e detit, të cilat e kanë të vështirë të notojnë si dhe të gjejnë ushqim.
Kështu që është ngritur një grup që kanë shpëtuar me mijërë breshka.
Breshkat janë dërguar në një qendër në jug të Teksasit, ku janë vendosur në një ambiet me temperaturë të përshtatshme.
“Ne jemi duke u përpjekur të bëjmë më të mirën që mundemi për të shpëtuar sa më shumë breshka”, tha Ed Caum, drejtori ekzekutiv i Kongresit të Jugut Padre Island dhe Byroja e Vizitorëve.





