Ministria e Shëndetësië së Kosovë ka publikuar të dhënat për situatën e krijuar nga COVID-19 atje.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se nga 4.704 testime të kryera, kanë rezultuar pozitvë 88 qytetarë, ndërsa janë shënuar 8 humbje jete nga Covid-19.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 152.062 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i MSH:

25 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.

-Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

-Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.

-Në total numri i rasteve aktive është 4.800.