Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në Tëitter, Leyen e ka cilësuar një hap pozitiv në të mirë të të gjithë rajonit.
“Ky është një hap shumë pozitiv dhe i mirë për të gjithë rajonin”, shkroi von der Leyen në Twitter.
Dy ditë më parë von der Leyen ishte në Prishtinë ku takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas këtij takimi, ajo tha se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Që nga 20 shtatori, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.
Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët e makinave me targa të Serbisë, t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme derisa vozisin në Kosovë.





