Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia pak minuta më parë ka dhënë dorëheqjen.

Për këtë vendim ka njoftuar vet ai përmes një konference për mediat.

Vita foli për punën që ka bërë gjatë jgithë kësaj kohe si ministër i Shëndetësisë, teksoi gjithashtu bëri me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur deir tani.

Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë.  Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë,  me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, deklaroi ai.

Më tej ai shtoi se do të jetë kandidat i LVV-së për kryetar të Prishtinës, dhe se tashmë ka ekipin e tij.